Komuna e Çairit ka formuar Teatër për Fëmijë, si shfaqje të parë sjellë “Përrallën postare”

Me vendim të miratuar në qershor të 2016-s, pas një viti ka përfunduar formimi i Teatrit të Fëmijëve në Çair, i cili zyrtarisht do të nis punën me shfaqjen e “Përralla postare” në regji të Katja Petrova në të cilën do të luajnë aktorët: Teuta Ajdini Jegeni, Dritëro Ame, Besfort Idrizi dhe Rabije Alilovska. Këtë e bënë të ditur për Portalb.mk, nënshkruesi i teatrit në fjalë, Bajrush Mjaku dhe nga Komuna e Çairit.

“Teatri i Fëmijëve është formuar me vendim të posaçëm të Këshillit të Komunës. Vendimi është sjellë në qershor të 2016, por deri sa është realizuar regjistrimi dhe të gjitha gjërat tjera, zgjati më shumë se një vit. Me Teatrin e Fëmijëve në Çair projekti i parë do të fillojë tash. Do të funksionojë në kuadër të Komunës por që aktivitet i zhvillon në hapësirat e Qendrës Teatrore për Fëmijë. Edhe në Teatrin e Fëmijëve në Çair edhe në Qendrën Teatrore të Fëmijëve unë jam nënshkruesi i të dyja subjekteve juridike”, tha Mjaku në intervistën e Portalb.mk.

Nga Komuna e Çairit njoftuan se Teatri i Fëmijëve do të funksionojë si organ në kuadër të komunës.

“Komuna e Çairit vitin e kaluar e ka formuar Teatrin e Fëmijëve i cili ka kaluar si pikë e rendit të ditës në Këshillin komunal dhe i njëjti është votuar. Teatri do të funksionojë si organ në kuadër të komunës, dhe është i regjistruar në Regjistrin Qendror”, tha Kushtrim Alla.

Nënshkruesi i Teatrit të Fëmijëve njëherit dhe drejtor i Qendrës Teatrore për Fëmijë, Bajrush Mjaku njoftoi se në Komunën e Çairit ka deponuar kërkesën për punësim të pesë personave që do të shërbenin për Teatrin e Fëmijëve.

“Veç më kam bërë kërkesë në Komunë që të punësohen pesë veta, në stafin teknik, që në të ardhmen, pasi që shohim se si do të shkojnë punët në këtë vit, sigurisht se do të kërkojë edhe për punësim të 5 apo gjashtë aktorëve. Por kjo do të ndodh kur do të kemi shndërrim të Qendrës Teatrore me Teatrin e Fëmijëve Çair dhe pasi të vendoset se a do të mbetemi nën ingerenca të Komunës apo Ministrisë”, tha Mjaku.

Ndryshe, Teatri i Fëmijëve i Komunës së Çairit nga Ministria e Kulturës ka siguruar dy projekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button