DAP do t’i kthejë paratë e tatimeve të paguara pa kërkuar tatimin administrativ prej 300 denarëve

Ka mundësi të mëdha që Drejtoria e të Ardhurave Publike t’ua kthejë qytetarëve paratë me të cilat më parë kanë paguar tatim për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, pa u kërkuar 300 denarë për tatim administrativ. Siç publikoi Sdk.mk, pas heqjes së obligimit për pagesë të tatimit, qytetarët e Maqedonisë dorëzuan me të madhe ankesa te Avokati i Popullit se pse Drejtoria nuk ua kthen 570 denarë për katër muaj, pa dorëzuar kërkesë (formular) me të cilin do të rritej tatimi i paguar administrativ prej 300 denarëve, transmeton Portalb.mk.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka hapur procedurë për të gjitha ankesat e shantazhimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, ndërsa në insistimin e tij me 19 dhjetor, Drejtoria u obligua të përgatisë listë për obliguesit e tatimeve, që kanë kryer pagesë të parakohshme.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike obligohet të përgatit listë të obliguesve për tatimet që gjatë vitit 2017 kanë bërë pagesën e tatimit për 12 muaj dhe menjëherë dhe ta analizojë gjendjen me qëllim që të bëhet kthim i fondeve sipas detyrimit zyrtar. Procedura është në rrjedhë”, i shkroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Avokatit të Popullit.

Por, këshilltari shtetëror i Avokatit të Popullit, Zoran Billbilovski vërejti se nuk duhet që tatimi të kufizohet vetëm me kthimin e parave për ata që kanë paguar para kohe për muajt e përmendur, por duhet të bëhet një listë e të gjithë qytetarëve që cilët pa arsye kanë paguar. Domethënë, ai tha, ka raste kur në një familje kanë arritur nga dy – tre llogari, ndërsa qytetarët nga frika i kanë paguar.

“Te Avokati i Popullit ka ankesa nga një vajzë dhe një nënë që jetojnë në një shtëpi. Duhet që tatimi t’i përfshijë të dyja, pse pa arsye të paguajnë fletëpagesa, duhet t’ju kthehen fondet”, tha Billbilovski.

Billbilovski i dha vërejtje Drejtorisë që i shtynë qytetarët që së bashku me tatimin prej 300 denarëve të plotësojnë edhe formular për kthim të fondeve, sipas tij, atë formular Drejtoria vet e ka shpikur sepse në Gazetën zyrtare nuk ekziston diçka e tillë.

Me 25 shtator të vitit të kaluar, gjashtë ditë pasi u hoq pagesa e tatimit, N.N nga Shkupi dorëzoi ankesë te Avokati i Popullit sepse Drejtoria e obligon të paguajë 300 denarë që t’ia kthejë 570 denarët e paguar. Ai në ankesë i tregoi Avokatit të Popullit se përmes tatimit fiton me paratë e qytetarëve edhe atë 1 euro, gjegjësisht 60 denarë nuk do ua kthejë atyre që i kanë paguar llogaritë për tatim për shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button