Tevdovski: Me ligjin e ri për furnizime publike, përveç çmimit do të jetë i rëndësishëm edhe kualiteti

“Me ligjin e ri për furnizime publike, përveç çmimit si kusht më i rëndësishëm në shpalljen e tenderit për furnizime publike nga ana e organeve shtetërore, do të jetë i rëndësishëm edhe kualiteti”, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili ka prezantuar përpara komunitetit të biznesit në Odën Ekonomike ndryshimet e ligjit, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me rregullat evropiane dhe praktikën, ligji i ri jep mundësi përskaj çmimit, që të vlerësojë edhe kualitetin. Më pas, organi kontraktues nga lënda e furnizimit, vetë do të mundet që të konstatojë nëse si kriter do ta shfrytëzojë çmimin më të ulët, përballueshmërinë në bazë të jetëgjatësisë së produktit ose harmonizimin më të mirë mes çmimit dhe kualitetit”, sqaroi Tevdovski.

Me këtë ligj, gjithashtu, sillet edhe obligimi i detyruar për publikimin e marrëveshjeve dhe dokumenteve tjera nga çdo furnizim veç e veç në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike. Qëllimi është, ashtu siç tha Tevdovski, publiku të ketë kontroll të plotë në dokumente të furnizimeve publike.

Me do të rregullohen edhe vërejtjen e Komisionit Evropian dhe opinioni profesional vendas të ankandeve elektronike.

Në të kaluarën, ashtu siç tha Tevdovski, ankandet detyruese elektronike kanë dhënë rezultate të mira në disa raste, por në disa procedura të caktuara kanë sjell deri te marrëveshje të paligjshme të ofertuesit dhe rritje të çmimit në mungesë të konkurrencës së vërtetë.

Ai shtoi se do të sillet edhe treg elektronik i furnizimeve të vogla, i cili do të jetë njëfarë lloj katalogu, i cili do të mundësojë që në mënyrë të shpejtë dhe efikase t’i zgjidh çështjet e furnizimeve me vlerë të vogël.

Sipas programit për reforma të menaxhimit me financa publike 2018-2021, ligji i ri për furnizime publike duhet të miratohet nga ana e Kuvendit deri në tetor të këtij viti, ndërkaq i njëjti duhet të fillojë të implementohet që nga janari i vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button