Pakistan: Nga sulmi i talibanëve janë vrarë katër ushtarë

Zyrtarët e Pakistanit thonë se personat e armatosur i kanë vrarë sot katër pjesëtarë të njësiteve paraushtarake në pjesën jugperëndimore të qytetit Kueta, gjatë një pritjeje, për të cilën përgjegjësinë e kanë marrë talibanët, njofton REL.

Policia tha se anëtarët e njësiteve kufitare ishin në një patrullë në Kueta, kur ata janë qëlluar nga persona të armatosur.

Një zyrtar i lartë i forcës paraushtarake, Frontier Coprs, e ka konfirmuar sulmin dhe numrin e të vrarëve.

Grupi Tehrik-e Taliban Pakistan, që është i ndaluar në këtë vend, e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Qyteti Kueta është kryeqytet i provincës së pasur Baloçistan, që është në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

Kjo provincë është dërmuar nga dhuna sektare, sulmet e miliantëve islamikë dhe kryengritja separatiste, nga e cila janë vrarë mijëra vetë prej vitit 2004.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button