Holandë: Kryeministri shpëtoi në votëbesim në parlament

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në parlament mbrëmë vonë, i shpëtoi shkarkimit, disa orë pasi ministri i tij i jashtëm dha dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ka marrë pjesë në një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton REL.

Ministri i jashtëm, Halbe Zijlstra, dje paraqiti dorëheqje pasi pranoi në parlament se ka gënjyer se personalisht e ka dëgjuar Putinin duke folur në vitin 2016, për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në Evropë.

Ligjvënësit opozitarë ishin të tmerruar me këtë mashtrim të ministrit Zijlstra dhe kanë kërkuar votim të mosbesimit për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Holandës. Por, votimi ishte në favor të kryeministrit Rutte me 101 vota për dhe 43 kundër.

Rutte më parë e ka mbrojtur ministrin Zijlstra, duke thënë se vërejtjet e tij për ekspanzionizmin rus tingëllojnë si të vërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP