Schulz tërhiqet për shkak të mospajtimeve për koalicion me kancelaren Merkel

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, Martin Schulz, thotë se menjëherë tërhiqet nga kjo pozitë për të lejuar ripërtirje në këtë parti.

Udhëheqësit e kësaj partie të qendrës së majtë, thanë dje se lider i përkohshëm deri në kongresin e partisë më 22 prill, do të jetë kryetari i qytetit të Hamburgut, Olaf Scholz, transmeton REL.

Martin Schulz, 62 vjeçar, u tha gazetarëve se udhëheqja e partisë unanimisht e ka nominuar shefen e grupit parlamentar të kësaj partie, Andrea Nahles, 47 vjeçare, për ta zëvendësuar atë në krye të partisë. Kandidatura e saj duhet të miratohet në mbledhjen e kongresit.

Dorëheqja e zotit Schulz ishte pritur gjërësisht, pasi ai është tërhequr nga plani për tu bërë ministër i jashtëm i Gjermanisë, në koalicionin e ri qeverisës me konservatorët e kancelares, Angela Merkel.

Shumë anëtarë të SPD-së ishin të zhgënjyer me këtë plan, me të cilin do të përfundonte paqartësia politike katërmujore, pasi partia e zonjës Merkel nuk ia doli ta sigurojë shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP