Debat me Komisionin për marrëdhënie ndëretnike në Komunën e Çairit

Në organizimin e Shoqatës për mbështetje të dialogut ndëretnik “Vlera të Përbashkëta- Shkup,  në hapësirat e komunës së Çairit u realizua debat me temën: Roli dhe funksionimi i Komisionit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Çairit, ku morën pjesë  anëtarët e Këshillit, anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndëretnike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që operojnë në komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij debati sipas kryetarës së organizatës Razije Jonuzi, ishte prezantimi i projektit Komisionit për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkësitë etnike.

Prezantimi i rolit, kompetencat dhe përgjegjësive të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike u plotësuan nga Edita Mersini – perfaqësuese e Vlerave te Përbashkë,  ku u përfshinë dhe diskutime, rekomandime për funksionimin më të mirë të tij, me qëllim njohje me rolin kyç të saj në përmirësimin dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunën e Çairit.

Komisioni për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Çairit është formuar në mbledhjen e rregullt të Këshillit me datë 06.02.2018 dhe përbëhet nga pesë anëtarë – përfaqësues nga bashkësia etnike maqedone, turke, shqiptare, boshnjake dhe rome.

Ky komision njëherit paraqet edhe shembull pozitiv  me inkuadrimin e një gruaje në përbërjen e Komisionit.

Në kuadër të projektit do të organizohen trajnime për ngritje të kapaciteteve të anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie.

Ky projekt është i financuar nga Fondacioni Metamorfozis me përkrahjen e BE-së dhe Action See.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button