Neymar, te Reali në vitin 2019 për “Topin e Artë”

Viti 2019 pritet të jetë me plot zhvillime për Realin e Madridit. Atëherë, Cristiano Ronaldo do të jetë plot 34 vjeç, e sigurisht që ndryshimi në repartin e sulmit të “Los Blancos”-ve është i pritshëm.

Por, ajo që bën më shumë bujë është zbulimi i të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, sipas së cilës Neymar, braziliani që aktualisht luan me PSG-në pas kalimit atje prej 222 mln eurosh nga Barcelona verën e vitit të kaluar, transmeton TCH.

Sipas medies katalanase, “O Ney” synon të bëhet numri 1 i botës duke luajtur në La Liga, kampionati më i përshtatshëm për karakteristikat e tij. Duke qenë numri 1, fokusi është pikërisht te “Topi i Artë”.

Tani për tani mbetet një thashethem, por vlen të theksohet se Neymar ka në favorin e tij një peshë të madhe, presidentin e Realit Florentino Perez, i cili prej kohësh është admirues i brazilianit.

Lajmi zbulohet në një moment tepër domethënës, pasi sot në mbrëmje do të zhvillohet sfida mes Realit të Madridit dhe Paris SG, në “Bernabeu”, sfidë e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button