Komuna e Dibrës ka blerë veturë xhip me vlerë prej 50.000 eurove, ka qenë e domosdoshme për punë terreni

Udhëheqësia e Komunës së Dibrës është furnizuar me veturë të re me vlerë prej pothuajse 50.000 euro. Bëhet fjalë për xhip “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë për pesë vite, njofton Portalb.mk.

Vetura është furnizuar nga Shoqata për Lizing “Porshe lizing” dooel Shkup.

Sipas marrëveshjes së publikuar, Komuna e blen veturën me pagesë të shtyrë, me lizing në afat prej 60 muajsh.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili për momentin është në udhëtim zyrtar, shkurt për Nova TV tha se vetura ka qenë e domosdoshme për shkak të terrenit në Dibër, ndërsa vetura e vjetër që e kanë kthyer ka qenë e vjetruar.

“Vetura është marrë me të gjithë rregullat ligjore dhe është e domosdoshme për komunën. Atë veturë nuk do ta vozis unë, por do duhet për nevojat e komunës. E dini si është terreni në Dibër”, tha Lata.

I pyetur se si e justifikon nevojën e blerjes së veturës, kryetari tha se nuk pret që të ketë reagime sepse banorët e Dibrës e dinë se si ka qenë e vjetra.

Ndryshe, Ruzhdi Lata është kryetar i Dibrës nga viti 2013, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit të kaluar e fitoi mandatin e dytë duke e mundur kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Arben Agolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button