Mickoski-Vuçiq: Ligji për gjuhët dhe rezultatet e dobëta ekonomike e tërheqin mbrapa Maqedoninë

Sfidat rajonale, mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe interesat strategjike të Maqedonisë dhe Serbisë kanë qenë në fokus të bisedimeve që sot i kanë realizuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofto Portalb.mk.

Nga qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së informojnë se Mickoski ka theksuar se Maqedonia dhe Serbia ndajnë shumë vlera të përbashkëta, por edhe sfida të cilat lidhen me anëtarësimin në NATO dhe BE, kështu që sipas tij, është e nevojshme që të dy vendet bashkëpunojnë dhe të këmbejnë përvoja.

“Mickoski e ka informuar Vuçiqin edhe për gjendjen në Republikën e Maqedonisë, gjatë së cilës ka shprehur shqetësim për mungesë të kapaciteteve demokratike të Qeverisë për dialog, rrezik nga  terrori politik i cili po zbatohet ndaj kundërshtarëve politik, por edhe mospasje të kapaciteteve serioze për çështje të rëndësishme nga fusha e politikës së jashtme, ku kyçe është edhe mbrojtja e interesave nacionale. Mickoski ka shtuar se futja e temave si ligji për gjuhët, mospasje koncept për zhvillim ekonomik, mospasje të drejtimit reformues dhe rezultatet e dobëta ekonomike kontribuojnë në dobësimin e standardit të qytetarëve, diçka që e tërheq shtetit mbrapa dhe e largon nga interesat strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button