Shtyhet gjykimi për gjyshin e Tamarës i cili tentoi ta vret ish-ministrin e Shëndetësisë, Todorov

Gjykimi për gjyshin e Tamarës, Lupço Stojanovski, i cili gjykohet për shkak se ka tentuar që ta vrasë ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot është shtyrë. Siç deklaroi gjykatësja Sofija Laliçiq lënda ndodhet në Gjykatën e Apelit për shkak ankesës së mbrojtjes për paraburgimin e të akuzuarit, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja e ka lexuar përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me ekspertizën  e kontestuar për shkak licencës së skaduar të ekspertëve. Në përgjigje ministria ka theksuar se nuk është e rëndësishme se kur ekspertët kanë kërkuar vazhdim të licencës, sepse vlera e licencës skadon atëherë kur e nënshkruan ministri.

Në dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë rezulton se në periudhën kur ekspertët e kanë analizuar gjendjen psikiatrike të të akuzuarit nuk kanë pasur licencë. Seanca e ardhshme është caktuar për të mërkurën e ardhshme. Në gjykim morën pjesë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov si dhe dy dëshmitarë, pjesëtarë të sigurimit të tij.

Gjyshi i Tamarës së ndjerë është personi që gjuajti me armë Todorovin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button