E thonë dietologët: Kjo është sasia e duhur e racionit

Një dietologe bën të ditur përmasën e racionit që duhet dhe është shumë më i vogël sa mendojnë njerëzit.

Kate Save nga Be Fit Food, shpjegon se njerëzit kanë njohuri të përgjithshme se çfarë duhet të hanë nga pesë grupet e ushqimeve, por ngatërrohen se sa duhet, transmeton TCH.

“Udhëzimet janë rreth mbajtjes së peshës, por mbi 60% e popullatës është mbi peshë”, ka thënë ajo për DailyMail Femail.

Dietologët rekomandojnë që të hahen çdo ditë ushqime nga të pesta grupet: perime, fruta, dritëhra, proteina dhe bulmet. Por këto udhëzime thotë Save duhet të merren si një kornizë e ushqimeve të shëndetshme se sa rekomandime se sa duhet të hani.

Dietologia Save thotë se duhet të merret parasysh pesha, gjatësia, mosha dhe niveli i aktivitetit për person, dhe numri i rekomanduar i vakteve në disa grupe është më pak i rëndësishëm se grupe të tjera.

“Për femrat, sugjerohen 6 racione drithëra në ditë, që nga këndvështrimi im nuk është domosdoshmërish thelbësor. Perimet, bishtajoret, sallatat janë të rëndësishme por vetëm pesë racione në ditë dhe njerëzit duhet ti hanë këto ushqime”, thotë ajo.

Megjithatë dhe grupet e tjera janë shumë të rëndësishme, dietologia thotë se një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë biftek, peshk,tofu, arra, vezë, lajthi e bajame, fara, dhe bishtajore.

Kate Save sjell një plan ditor bashkë me sasinë e racionit:
MËNGJES: ½ filxhan me muesli të bërë nga farat, arrat, dhe tërshëra pa sheqer të shtuar, 200 grtam kos me proteina, dhe 150 gram manaferra. = 1 racion drithëra, 1 racion fruta, 1 racion bulmet, ½ racion yndyrna.

MESVAKT: 30 bajame dhe një portokall

DREKË: 100 gram peshk ton me vaj ulliri, një filxhan me pesë lloje bixhtajoresh, pa kripë, njëj domate, dy filxhanë perime jeshile me gjethe.

DARKË: Pule e marinuar me soje mjalti, dhe dy gota perime të skuqura, gatuar me oriz kaf.

PASDITE: Qumësht me çokollatë të zezë bërë nga kokosi dhe stevia, dhe një filxhan qumësht apo alternativë tjetër e preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP