Olimpiada Dimërore, shtyhet gara e Suela Mëhillit

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte, njofton TCH.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand. Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP