Për Ditën e Drurit janë harxhuar 17.8 milionë euro, ndërkaq për palmat 500 mijë euro

Për aksionin e Ditës së Drurit qeveria paraprake ka  harxhuar 17.8 milionë euro, ndërkaq nga drunjtë e mbjella kanë mbijetuar vetëm 21% prej tyre. Nga ana tjetër, për palmat, janë harxhuar gjysmë milion euro dhe asnjë prej tyre nuk ka mbijetuar, kumtoi Qeveria, njofton Portlb.mk.

“Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën e Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Pyjet Shtetërore “Pyjet e Maqedonisë Shkup” për mjetet e përgjithshme të harxhuara për zbatimin e aksionit Dita e Drurit – mbille ardhmërinë tënde, nga fillimi i aksionit deri në vitin 2016. Sipas kësaj informate, për realizimin e këtij aksioni janë harxhuar 17.8 milionë euro, ndërkaq kanë mbijetuar vetëm 21% e fidanëve të mbjella. 31 milionë denarë shtesë në këtë aksion, janë harxhuar për palma, ndërkaq në raport thuhet se asnjë nga palmat nuk ka mbijetuar”, thonë nga shërbimi i Qeverisë për informim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button