Gjykata i refuzoi kërkesat e avokatëve në rastin “Trajektorja”, ata parashtruan të reja

Për më 1 mars është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.

Pas pushimit prej një ore të dhënë në seancën e sotme gjyqësore, Gruevski kërkoi fjalë dhe i përsëriti kërkesat që të hidhen poshtë si dëshmi SMS porositë sepse mënyra në të cilën PPS-ja i ka marrë nuk mund ta garantojë vërtetësinë e tyre. Akuzoi se para se t’i jepen PPS-së, porositë kanë qenë në duart e LSDM-së e cila, siç tha, është parti politike kundërshtare e saj e fuqishme.

“Në interes të procedurës dhe gjykatës vlerësoj se këto dëshmi duhet të hiqen dhe të mos merren parasysh më tej. Kërkoj të prononcoheni me shkrim për kërkesën time”, tha Gruevski.

Ai propozoi që gjykata të sjellë vendim formal me të drejtë ankese si në rastin e Zoran Zaevit.

Prokurorja e PPS-së, Lile Stefanovska tha se ka përshtypjen se kërkesat e njëjta të mbrojtjes mund të përsëriten edhe gjashtë muaj.

“Nikolla Gruevski kërkoi fjalën dhe e lexoi nga telefoni i tij celular parashtresën nga avokati Dingov fjalë për fjalë. I përsëriti kërkesat që avokatët e tij tashmë i kanë shfaqur, ndërsa gjykata u prononcua dhe i refuzoi si të pabaza. Si Prokurori Publike nuk do të përmend përgjigjet, nëse ankesat përsëriten”, theksoi Stefanovska.

Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi t’i dorëzohen procesverbalet nga seancat. Kërkoi edhe ndërprerje të debatit kryesor për një periudhë mjaft të arsyeshme në të cilën do t’u mundësohet kontroll i audio-incizimeve, për të cilën gjykatësi Boshkovski tha se paraprakisht kjo tashmë u është miratuar dhe nëse duan, munden me paralajmërim paraprak në gjykatë, t’i dëgjojnë audio dëshmitë.

Gjykimi për “Trajektoren”  filloi më 31 janar nga fillimi sepse u ndryshua këshilli gjyqësor.

Gruevski, Janekievski, Peshevski dhe Georgievski akuzohen se në gjysmën e e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë eurosh dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

3333333

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button