Tilerson: SHBA-ja do të qëndrojnë në Irak deri në shkatërrimin e plotë të kërcënimeve nga SHI

SHBA-ja do të mbajë praninë e saj ushtarake në Irak derisa nuk largohet tërësisht kërcënimi nga ana e terroristëve nga grupi Shteti Islamik (SHI), deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson në një intervistë për televizionin arab “Al Hura”.

Tilerson, i cili është në turne në disa vende të Lindjes së Afërt, shtoi se qëllimi kryesor i SHBA-së në Siri është shkatërrimi i plotë i SHI-së, por Uashingtoni gjithashtu nuk dëshiron të lejojë konflikte mes forcave tjera në territorin e vendit.

“SHBA-ja nuk dëshiron vazhdim të luftës civile në Siri. Për këtë shkak, prania e SHBA-së duhet të mbetet faktor stabilizues, që do të kontribuojë për procesin negociues të Gjenevës nën patronazhin e KB-së. Këto negociata do t’i mundësojnë popullit sirian që ta shkruajë kushtetutën e saj të re dhe të zbatojë zgjedhje korrekte dhe të lira”; shtoi shefi i diplomacisë amerikane.

Ai vlerësoi se procesi politik në Siri do të shkaktojë dobësim të ndikimit të Iranit në vend, sepse vetë shteti sirian do të bëhet më shumë i pavarur përmes atij procesi të qetë politik.

Sipas tij, ndikimi i Iranit në Siri nuk është pozitiv, por negativ, për shkak se iranianët shkaktojnë jostabilitet dhe sjellin dhunë.

“Siria tashmë është burim i jostabilitetit jo vetëm për Izraelin, por edhe për Jordanin dhe Turqinë dhe për të gjithë fqinjët e saj dhe SHBA-ja tërësisht e njeh të drejtën e Izraelit që ta mbrohet nga kërcënimet”; tha Tilersoni.

Sot, ai shkon në Aman, kryeqytet i Jordanisë, ku do të takohet me përfaqësues të Komitetit opozitar sirian, e pastaj do të ketë takime edhe me mbretin jordanez Abdullai i Dytë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ajman Safadi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button