Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me periudha të ngrohta. Në pjesët perëndimore me reshje të përkohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga një deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Të enjten në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë reshje kryesisht të borës të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatare. Pastaj moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Reshje të reja pritet nga fillimi i javës tjetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button