Mëson se ishte shtatzënë 5 orë para lindjes

Amanda Prentice prej vitesh ishte lutur që ajo dhe burri i saj të bëheshin me fëmijë, por ajo asnjëherë nuk e pati mundësinë për të ndjerë emocionin e një rezultati pozitiv të testit të shtatzënisë. Pas katër vitesh betejë me fatin e saj si një e shterpë, papritmas një ditë ajo zgjua dhe solli në jetë një vajzë, atë vajzë që prej muajsh nuk e dinte se po e mbante në barkun e saj.

Sipas burimeve të WSMV-Tv, Amanda ngeli shtatzënë pa e ditur dhe pa ndjerë asnjë ndryshim gjatë afërsisht 9 muajve të shtatzënisë së saj.

Ajo nuk kishte ndjerë asnjë ndryshim në trupin e saj derisa papritmas e kapluan krizat e lindjes dhe bashkëshorti i saj e shoqëroi menjëherë në spital, duke mos e ditur që shumë shpejt do të bëheshin prindër.

Pas disa problemeve me presionin e gjakut, Amanda humbi ndjenjat dhe atëherë familja e saj mësoi lajmin e pazbuluar. Për shkak të komplikacioneve të barrës, doktorët kryen një ndërhyrje kirurgjikale  mbas pesë orësh për të sjellë në jetë shëndoshë e mirë foshnjën e saj.

Pasi fitoi vetëdijen mbas dy ditësh, ajo mbeti gati e shokuar kur mori vesh se ishte bërë nënë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button