Gjumë me kokë të lagur? Ja dëmet që do të duhet të përballni!

Që kur kemi qenë fëmijë, kemi dëgjuar se të kalosh pragun e shtëpisë me kokën e lagur duhet shmangur me çdo kusht, pasi rrezikojmë ftohjen. I njejti arsyetim vlente edhe për fjetjen në të njejtat kushte, e tashmë jemi mësuar me të dy rregullat. Por, si qendron e vërteta?

Të flesh me kokën e lagur nuk ju rrezikon nga ftohja. Madje, nuk ka asnjë lidhje me një rrezik të tillë. E vetmja pjesë e trupit që do të dëmtohen janë flokët, e këto janë dëme të pashmangshme. Kemi folur shumë herë për ndërrimin e këllëfëve të jastëkut nga pambuk, në mëndafsh, për shkëlqimin dhe butësinë e flokëve, shkruan Bordo.al. 

Tani, imagjinoni flokët e lagur të ngatërruar fort përgjatë natës. Gjithçka e kësaj natyre çon në këlutje dhe dëmtim të sturkturës së fijes, e në këtë pikë nuk ka më kthim mbrapa. Gjithmonë këshillohet të mos krihen flokët pa u tharë, pasi rreziku i këputjes dhe rënjes dyfishohet. Nëse nuk i rezistoni dot gjumit pas dushit, të paktën thajini mirë me peshqir, për të ulur me disa përqind rrisqe të kësaj natyre.

Duhet ta merrni parasysh se një neglizhim i tillë do të sjellë shumë dëme, vetëm brenda pak orësh. Kështu që, rrëmbeni tharëset!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP