Rajoni i Ohrit nuk do ta humb statusin e trashëgimisë botërore në UNESKO

Rreziku që rajoni i Ohrit ta humbë statusin e trashëgimisë botërore të UNESKOS-s është larguar pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra të cilat janë theksuar në Raportin për përparim në implementimin e rekomandimeve nga Komiteti për trashëgimi botërore.

Raporti, siç kumtoi shërbimi i Qeverisë për media, është sjellë në seancën e sotme.

Ministria e Kulturës, përmes Komisionit Kombëtar për UNESKO-n, është e obliguar që në afat prej 10 ditësh ta dorëzojë raportin deri te Qendra për trashëgimi botërore të UNESKO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button