Dimitrov – Koxias: Zgjidhja e emrit nën patronazhin e KB-së

Gjetja e zgjidhjes së pranueshme për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të jetë edhe më tej nën patronazhin e KB-së, janë dakorduar sot në Vjenë ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, transmeton MIA. 

Siç kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, të dy ministrat janë dakorduar për këtë pas takimit me ndërmjetësuesin e KB-së, Methju Nimic.

Në të njëjtën kohë me kumtesë pas asaj të Maqedonisë, doli edhe MPJ-ja greke me përmbajtje identike, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP