Borë e madhe në disa pjesë të rrugëve është vendosur ndalesë për lëvizje

Në aksin rrugor Manastir-Resnjë tek Gjavato ka ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese, informojnë nga LAMM.

Për shkak të reshjeve të borës nga pasditja janë vendosur ndalesa për lëvizje në më shumë qafa malore në shtet. Është vendosur ndalesë për të gjithë automjetet në qafën malore “Bukovë” ku pasdite për shkak të dy maunave të bllokuar kishte pritje në kolonë prej rreth 30 automjeteve.

Nga ora 15 është vendosur ndalesë për kamionë dhe në aksin rrugor drejt Kodrës së Diellit.

MPB përmes kumtesës apeloi që në rrugët magjistrale Ohër-Kërçovë dhe Ohër-Resnjë që të vozitet gjatë nevojave të jashtëzakonshme që të evitohen pasoja eventuale të padëshiruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button