Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj.

Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend, transmeton REL.

Deri më tash në Siri kanë vdekur apo janë vrarë, 76 shtetas të Kosovës.

Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radio Evropa e Lirë se policia, “nga burime të ndryshme ka marrë informacione për vdekjen e këtij personi”.

Mirëpo, sipas tij, “duke iu referuar situatës në zonat e konfliktit, nuk posedohet dokumentacioni apo informacioni zyrtar për vrasjen e tij”.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak aktualisht gjenden 60 persona.

Po ashtu është raportuar se në këtë vend janë edhe 40 gra dhe 50 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button