Reshjet e borës e bllokuan rrugën Tetovë-Sellcë-Vicë (FOTO)

Reshjet e borës që kanë përfshirë rajonin e Pollogut  kanë filluar të bllokojnë edhe rrugët në malësisë e Sharrit të Tetovës, raporton Portalb.mk.

Banorët e fshatit Vicë për Portalb njoftojnë se reshjet e borës kanë  bllokuar rrugën Tetovë-Sellcë-Vicë.

Në fotot që ka siguruar Portalb mund të shihet se si veturat janë bllokuar në rrugën Tetovë-Sellcë, ndërsa situatë akoma më e vështirë është edhe në rrugën  Sellcë-Vicë. Deri më tani në këtë aks rrugor asnjë automjet për pastrimin e borës nuk ka kaluar dhe rruga vazhdon të ngelet  e bllokuar.

Tetovë-Sellcë-Vicë
Tetovë-Sellcë-Vicë
Tetovë-Sellcë-Vicë
Tetovë-Sellcë-Vicë
rruga bllokohet
Tetovë-Sellcë-Vicë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button