Schweinsteiger fton Mourinhon te Bayerni

Mesfushori i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger ka thënë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho pa asnjë pikë dyshimi do të ishte i suksesshëm te skuadra Bavareze.

“Unë duhet të pranoj se e shoh Mourinhon si trajner të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ai nuk flet gjuhën gjermane. Unë besoj se Mourinho është trajner që definitivisht do të kishte sukses te Bayerni”.

“Unë do isha shumë i lumtur nëse Bayerni do të mendonte për Mourinho, nëse do jetë në treg për një trajner të ri”, tha Schweinsteiger për Bild. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button