Pendarovski: E kemi provuar, pa ndryshim të emrit s’ka NATO

Koordinatori kombëtar i Republikës së Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovsk thotë se Maqedonia në NATO mund të bëhet anëtare vetëm nëse e ndërron emrin dhe alternativë tjetër nuk ka, raporton Portalb.mk.

“Për fat të keq nuk ka alternativë tjetër. Ne kemi provuar në vitin 2008 që të mos e ndërrojmë emrin, por në Samitin e Bukureshtit, e dini se atje vendoset me konsensus, Greqia tha jo dhe ajo alternativë ra poshtë. Këtë çka e them unë e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së Shkup të, i cili tha se kushtet janë këto dhe kjo është organizata që ju doni të anëtarësoheni, nuk ju shtyjmë detyrimisht. Këta janë kushtet politike dhe kushtet bazike që punon NATO-ja, gjegjësisht konsensusi”, tha sot Pendarovski, gjatë debatit të zhvilluar me të rinjtë e Tetovës për perspektivat e Maqedonisë në Bashkimin Evropian të organizuar nga Këndi Amerikan në Tetovë.

Koordinatori për në NATO Pendarovski më tej shtoi se se edhe Armata e Maqedonisë nuk është në nivelin e ushtrive të NATO-së, por në anën tjetër Armata e Maqedonisë ka potencial njerëzor për shkak se pjesëtarët e ARM-së që nga viti 2002 janë në shumë misioneve ndërkombëtare si në Afganistan dhe Irak.

Në Vjenë filloi takimi i Dimtrovit dhe Koxiasit me ndërmjetësuesin e emrit, Methju Nimic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button