Rama për Presidentin: Jo figurë e dalë nga Partia Demokratike

Kryetari i PS-së, Edi Rama,i rikthyer pas 5 vjetësh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut nuk iu përgjigj pyetjes së drejtuesit të emisionit a i kishte kërkuar falje Ilir Metës gjatë vizitës në shtëpinë e tij te Gjiri i Lalzit. Me Metën tha Rama është takuar privatisht, si me një përfaqësues të mazhorancës, me të cilin ka biseduar për shqetësimin serioz, krijimin e kushteve që Shqipëria të zgjedhë një president që të përfaqësojë unitetin kombëtar dhe të jetë mishërim i aspiratës sonë europiane, një provim që Shqipëria duhet ta kalojë patjetër këtë vjeshtë.

Rama iu shmang gjithashtu pyetjeve nëse mendon njëlloj si më parë për fajësinë e Ilir Metës pas video-montazhit me ish-ministrin Prifti, si dhe për faktin që bëri thirrje për demonstratë të dhunshme më 21 janar.

Lidhur me këtë akuzë dhe të tjera ndaj Metës, Rama tha se nuk është koha për të rishkruajtur të kaluarën, por theksoi se deklaratat në drejtim të Metës, mbeten pjesë e historise dhe të thëna në një kohë të caktuar.

Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Rama tha se me shume sesa emri ka rëndësi procesi konsensual.

Ai tha se PS nuk ka pse të japë votat për kandidimin e Nanos për këtë post, ndërsa shtoi se kushti i PS-së për Presidentin është që PD-ja të mos imponojë një figurë nga radhët e saj. /klantv

Lajme të ngjashme

Back to top button