Këshilli Gjyqësor duhet të vendos për shkarkimin e 110 gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë në një nga seancat e ardhshme, prej të cilave e para është caktuar për të enjten, duhet që të diskutojë për 110 kërkesa për ngritjen e procedurë për konstatimin e përgjegjësisë, gjegjësisht për shkarkimin e gjykatësve, njofton Portalb.mk.

Më së shumti iniciativa për shkarkimin e gjykatësve ka dorëzuar Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe për Ngritjen e Procedurave për Përgjegjësi të Gjykatësve, por edhe dorëzues tjerë.

Ashtu siç njoftohet nëpër media, tre ankesa ka dorëzuar Prokuroria Speciale dhe disa avokatë dhe palë tjera, kundër gjykatëses Monika Bahçovanovska.

Këshilli Gjyqësor duhet që të diskutojë edhe për iniciativat për konstatimin e përgjegjësisë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Penal pesë anëtaresh të Gjykatës Supreme – Jovo Vangellovski, Rahillka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti.

Sipas paralajmërimit të Këshillit Gjyqësor, diskutimi për shkarkimin e gjykatësve, të enjten është në pikën e gjashtë të rendit të ditës. Diskutimi për këtë pikë, ashtu siç qëndron në njoftim, do të bëhet prapa dyerve të mbyllura, gjegjësisht nuk do të lejohet prania e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP