Sulmuesi i dyshuar i Stokholmit e pranon fajësinë

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm, njofton REL.

Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë “frikë” dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik.

Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz.

Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me burg oër 39-vjeçarin.

Akilov do t’i adresohet gjykatës më 20 shkurt.

Gjyqi pritet të zgjasë deri në maj, ndërsa vendimi do të merret muajin pasues.

Përgjegjësinë për sulmin në Stokholm nuk e ka marrë asnjë grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP