Shilegov: Sivjet do të fillojë gazifikimi i pjesëve të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se pret që sivjet të fillojë gazifikimi i qytetit në pjesët të cilat nuk janë përfshirë me ngrohjen qendrore dhe të rritet efikasiteti energjetik i objekteve të cilat janë nën qytetin e Shkupit.

Shilegov paralajmëroi se lidhur me këtë të enjten do të ketë takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe me Sektorin për Energjetikë.

“Thjesht është një luftë në të cilën tashmë është vendosur edhe strategjia e përcaktuar nga ana ime si kryetar në bashkëpunim me institucionet e tjera kemi filluar ta implementojmë dhe presim që në afat të mesëm Shkupi më nuk do të jetë i ndotur”, tha Shilegov duke u përgjigjur në pyetjen  e gazetarëve pas donimit të pajisjes mjekësore për Spitalin e Fëmijëve Kozle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button