Anderson: Do jap gjithçka për Lazion (video)

Felipe Anderson duket se ka lënë pas mospajtimet me Simone Inzaghin dhe tani edhe publikisht ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Lazion.

Braziliani ka pasur një konfrontim të ashpër me trajnerin në humbjen ndaj Genoas dhe kështu u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit, transmeton Telegrafi.

Ai është ftuar për ndeshjen ndaj Steaua Bukureshtit dhe duket se dyshja kanë lënë inatet anash.

Lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur gatishmërinë për trajnerin dhe cdo gjë që ka të bëjë me klubin nga kryeqyteti italian.

“Faleminderit për gjithë dashurinë, për mesazhet përkrahëse dhe këshilla”.

“Do japi gjithçka për ngjyrat tona. Bashkëlojtarët, trajnerin e tifozët, faleminderit edhe një herë. Forca Lazio”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Vlen të theksohet se lojtari gjatë verës kishte thënë haptas se do i pëlqente të kalonte te Manchester Unitedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP