Takimet në Vjenë në fokusin e mediave greke

Takimi i djeshëm bilateral i shefave të diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë,  si dhe i sotmi së bashku me ndërmjetësuesin Nimic, u gjetën në fokusin e mediave greke, ndërsa çështja me emrin, sërish, u ngjit lart në agjendën e gazetarëve te fqinji jugor. Mediat, për takimet në Vjenë thonë se janë “të papritura” edhe për “intensifikimin e bisedave për emrin”.

Ashtu siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, një pjesë e mediave në Greqi komentojnë se projekt marrëveshja e palës greke është e gatshme dhe do të prezantohet në Vjenë, ndërsa një pjesë, ashtu siç publikoi dje MIA, se ende punohet  në të, ndërsa Koxias, Dimitrovit  do t’ia prezantojë në Shkup gjatë udhëtimit me fluturim direkt nga Athina, menjëherë pasi që edhe në praktikë u ndryshua emri i aeroportit të Shkupit.

Koxias, duke folur për TV ERT para dy javëve, tha se projekt marrëveshja do të jetë gati nga mesi i shkurtit.

“Një ditë pas takimit të papritur të të dy ministrave të Punëve të Jashtme, interesi u orientua tek kontaktet që do t’i kenë me Nimicin. Mbetet e panjohur se si do të lëvizë pala greke në raport të marrëveshjes që e përgatit Qeveria për zgjidhje komplete të çështjes. Përkatësisht, nëse do t’ia prezantojë Nimicit ndonjë draft verzion preliminar ose do t’ia dorëzojë kur të përfundojë, publikoi “To Vima”.

Грчки медиуми име

“Katimerini” shkruan se kontaktet e konfirmojnë intensifikimin e negociatave, ndërsa sipas burimeve diplomatike të gazetës, në javët në vijim plotësisht do të thellohen këto kontakte dhe takime.

“Sot hulumtohen hapat e ardhshëm në negociatat mes Greqisë dhe IRJM-së, në mbledhjen e të dy ministrave të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, me ndërmjetësim të të dërguarit special të KB-së, Methju Nimic. Dje, të dy ministrat kishin takim bilateral në Vjenë, e cila papritur ishte paralajmëruar mbrëmë dhe nga të tre palët (Athina, Shkupi, KB) pa u ditur asgjë tjetër”, shkruan “Katimerini” dhe shton se me siguri të dy ministrat do të takohen në Sofje të enjten dhe të premten.

Më 15 dhe 16 shkurt në Sofje do të mbahet mbledhje joformale e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së (GIMNIH) në të cilën do të marrin pjesë edhe dy ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë. Edhe krahas asaj që mediat greke ditëve të fundit paralajmëruan  se Dimitrov dhe Koxijas do të takohen në kryeqytetin bullgar, megjithatë, për këtë nuk ekziston konfirmim zyrtar. Është e qartë se në varësi  të asaj  se si do të lëvizin bisedat në Vjenë, do të caktohen edhe hapat në vijim.

Mediat greke, në tekstet e tyre, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina,  e përmendin edhe vizitën e Zoran Zaevit në Turqi dhe takimet që kryeministri i Maqedonisë i kishte me kreun shtetëror turk.

“Përkrahje të Turqisë në përpjekjet e Shkupit për integrimin në NATO, kërkoi dhe siç ishte pritur tërësisht, mori, kryeministri i IRJM-së Zoran Zaev gjatë vizitës së tij dyditëshe në Ankara”, shkruan “Katimerini”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button