Në Afganistan diskutohen mënyrat për luftimin e terrorizmit

Kryeqyteti afgan ka mbledhur shefat ushtarakë të disa vendeve fqinje, përfshirë Pakistanin, për të diskutuar mënyrat e luftimit të terrorizmit, njofton REL.

Zyrtarët afganë dhe pakistanezë thanë se konfercena në Kabul do të përfshijë shefin e shtabit të ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Qamar Javed Bajwa, dhe shefat ushtarakë të disa vendeve të Azisë qendrore.

Takimi ndiqet edhe nga përfaqësues të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara.

Prania e Bajwas është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe zyrtarët afganë, edhe ata amerikanë kanë rritur presionin mbi Pakistanin, për të ndërmarrë veprime kundër militantëve që operojnë në këtë vend.

Islamabadi mohon strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme në Afganistan.

Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, po lufton talibanët dhe grupet e tjera militante që prej tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Konferenca në Kabul pritet të prekë edhe tregtinë e narkotikëve në rajon.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i luleve nga të cilat prodhohen opiumi dhe heroina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP