Butaris: Duhet të mendohet për ndërrimin e emrit të aeroportit të Selanikut sepse turistët mendojnë se shkojnë në Shkup

Kryetari i Selanikut, Janis Butaris deklaroi se duhet të mendohet për ndryshimin e emrit të aeroportit të Selanikut që është “Maqedonia” sepse turistët kur aterojnë në Selanik mendojnë se shkojnë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Nuk them se duhet të ndryshohet, por vetëm publikisht pyes a duhet të mendojmë për këtë gjë sepse emri “Maqedoni” e ndan botën, na ndan neve dhe nga kjo të gjithë humbim”, tha Butaris në një deklaratë për televizionin grek “Skaj”.

Sipas tij, aeroporti mund ta bart emrin e basketbollistit të famshëm grek, Nikos Galles, i cili, siç tha, është personalitet i njohur ndërkombëtar dhe i vetëmi nga Greqia që ka hyrë në shtëpinë amerikane për të famshit.

Butaris konsideron edhe se nuk është reale frika e grekëve nga Maqedonia dhe se problemi i Greqisë nuk është Shkupi, por Ankara dhe ndikimi i lartë turk në rajon.

Ai vlerëson se ka mundësi reale që problemi i emrit të Maqedonisë të zgjidhet dhe sa më shumë që shtyhet, kjo çështje do të shkonte në dëm të Greqisë.

“Më mirë të fitojmë 50 për qind nga diçka, sesa 100 për qind nga asgjë. Kemi humbur në Hag, nuk mund ta mbajmë premtimin për NATO”, deklaroi Butaris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button