Parodi me liderët botërorë, në karnavalet gjermane (Foto)

Angela Merkel lëkundet në lisharëse me liderin e SPD-së, Martin Shulz, presidentit amerikan, Donald Trump i ka hipur mbi shpinë një ari rus, ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un luan me bombë bërthamore.

Këto janë vetëm disa prej flotave satirike në paradën e karnavaleve në Gjermani, në atë që njihet si ‘e hëna e trëndafilave’, ose Rosenmontag. Tradita kërkon që në kamionët me mbulesa shumëngjyrëshe të vendosen karikatura që ironizojnë zhvillimet politike të vitit të kaluar, transmeton TCH.

Flotat, të cilat u etiketuan si fyese nga kritikët, parakaluan përmes qendrave të qyteteve më të mëdha në krahinën e Rinit verior, përfshirë Këlnin, Dyseldorfin dhe Mainzin. Vitin e kaluar imazhet e Donald Trumit që sulmonte seksualisht Statujën e Lirisë, bënë xhiron e rrjetit.

Websajti zyrtar i paradës njoftoi se mbi 10 mijë njerëz pritej të merrnin pjesë në paradën e këtij viti. Sezoni i karnavaleve këtë vit u çel në 8 shkurt, me ato që njihen si karnavalet e grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL