Gruaja e djalit të Trumpit dërgohet në spital

Gruaja e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është dërguar në spital pasi ka hapur një zarf me pluhur të bardhë, bëri të ditur policia.

Letra i është adresuar Donal Trump Jr, djalit të madh të presidentit, në apartamentin e tij në Menhatën, transmeton REL.

Vanessa Trump dhe dy të tjerë në vendin e ngjarjes janë dekontaminuar nga zjarrfikësit dhe janë dërguar në spital për ekzaminim.

Policia në Nju Jork ka thënë se e ka testuar pluhurin e bardhë në zarf dhe ka konfirmuar se nuk ka qenë i rrezikshëm.

Policia ka thënë se zonja Trump nuk duket se ka prekur fizikisht substancën.

Trump Jr ka shkruar më pas në Twitter se familja e tij është mirë, ndërsa incidentin e ka cilësuar si “të neveritshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button