Turqia e ndërron emrin e rrugës në të cilën ndodhet Ambasada amerikane

Prefekti i Ankarasë Mustafa Tuna dje i kumtoi planet për ndërrimin e emrit të rrugës në të cilën ndodhet Ambasada e SHBA-së dhe të quhet sipas ofensivës momentale të Turqisë në Siri.

Ai në Tuiter ka shkruar se rruga Nevzat Tandogan do të quhet rruga “Dega e Ullirit”.

Turqi muajin e kaluar e filloi operacionin “Dega e Ullirit” qëllimi i së cilës është që luftëtarët e kurdëve sirianë të dëbohen nga Siria veriperëndimore, ndërsa ata luftëtarë janë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.

Turqia në nëntor e riemërtoi rrugën në të cilën ndodhet Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe, sepse njëri nga ministrat e këtij shteti në Tuiter ka shkruar se paraardhësit e presidentit turk e kanë grabitur shtetin e shenjtë Medinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button