KS e KB-së shqyrton propozim për armëpushim 30-ditor në Siri

Kuvajti dhe Suedia në Këshillin e Sigurimit të KB-së parashtruan propozim-rezolutë me të cilën mbështetet ndërprerja 30-ditore e zjarrit në Siri, lajmëron TASS, duke iu referuar burimeve diplomatike në Organizatën botërore.

Sipas propozimit “të gjitha palët në konfliktin sirian menjëherë duhet ta respektojnë pauzën humanitare dhe të vendosin ndërprerje të zjarrit në periudhën prej 30 ditëve”.

Njëherit, me propozim-rezolutën kërkohet që pjesëmarrësit në veprimet ushtarake të lejojnë ndihmë humanitare në rajonin e pësuara dhe të mundësojnë evakuim të të plagosurve. Këto operacione duhet të fillojnë 48 orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Nga pjesëmarrësit në konflikt kërkohet ta respektojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare, duke e përfshirë edhe atë për të kontribuuar për ndihmë të popullatës, për ta ndërprerë bllokadën në vendet e banuara dhe ta granatojnë sigurinë e institucioneve mjekësore.

Një diplomat i paemëruar deklaroi se po studiohet propozimi, por data për votim ende nuk është caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button