Qentë endacakë sulmojnë, si të arrijmë deri në sistemin për parandalim dhe dëmshpërblim

Gjendja me qentë endacakë në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më alarmante, reagojnë banorët të cilët janë të brengosur për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Pesë shkupjanë fundjavën e kaluar në polici kanë denoncuar se janë sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë. Dy burra janë sulmuar në Komunën Qendër, ndërsa tre gra në rrugën “Lluka Gerov” në lagjen Dame Gruev në Shkup.

Кучиња џукци.jpg

Kush do t’ju paguajë nëse ju kafshon një qen endacak?

Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena komunale” u paguajnë dëmshpërblim qytetarëve që janë kafshuar nga qentë endacakë dhe të cilët pastaj kanë paditur në gjykatë dhe kanë marrë kompensim të dëmit.

Kundër Qytetit të Shkupit gjatë dy viteve të kaluara në bazë të kompensimit të dëmit për shkak të kafshimit nga qeni, janë parashtruar 69 padi. Paditë janë bazuar në nenin 10 nga Ligji për Qytetin e Shkupit dhe nenit 28 nga Ligji për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve.

“Vlera e kompensimeve të dëmeve, e konfirmuar në procedurë gjyqësore, lëviz mes 60.000 dhe 180.000 denarë, varësisht nga mosha, shkalla e lëndimeve, pasojat nga lëndimet e shkaktuara te i dëmtuari nga qentë endacakë. Gjithsej janë hapur 68 procedura, disa kanë përfunduar, ndërsa disa janë në vijim dhe është shumë vështirë të definohet se sa saktë janë paguar dëmshpërblime në këtë bazë”, informoi Qyteti i Shkupit.

Ndihma profesionale më e rëndësishme  gjatë kafshimit nga qeni

Përndryshe, pikërisht për uikend në Klinikën universitare të sëmundje infektive dhe gjendjeve febrile janë pranuar 17 pacientë, të cilët janë kafshuar nga qentë. Lëndimet e pacientëve nuk ishin me rrezik vital  dhe ata janë trajtuar sipas protokollit për parandalim të sëmundjes së tërbimit. Terapia të cilën më së shpeshti e marrin pacientët  e kafshuar nga qentë përfshin procedura, të ashtuquajtura pas ekspozimit që të parandalohet sëmundja e tërbimit: përpunim kirurgjik i plagës, imunizim pasiv, imunizim aktiv për tërbim me zbatimin e vaksinës për kohë të caktuar, profilaksia antitetike (në varësi të statusit të vaksinës të pacientit për tetanus).

“Para fillimit të profilaktikut anti inflamator duhet të merren informatat  në vijim: nëse ka kafshim dhe ku,  nga cila kafshë është kafshuar (qen, mace, dhelpër, lakuriq, urith, nëse kafsha është provokuar, nëse është vaksinuar, cila është gjendja epizootike për tërbim në rajon, nëse kafsha është e njohur dhe nëse mund t’i bëhet testimi dhe  observimi nga ana e shërbimit veterinar”, sqarojnë nga Klinika e sëmundje infektive dhe gjendjeve febrile.

 	куче.

Kompetentët mundohen ta zgjidhin problemin me qentë

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në fillim të mandatit e vizitoi stacionin për trajtim human të qenve endacakë “Vardarishte” së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtje të kafshëve “Anima Mundi”. Qëllimi ishte të vijë deri te zgjidhja optimale për mënyrë më humane dhe më bashkëkohore të kujdesit të këtyre kafshëve. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishte përgatitur raport dhe për momentin punohet në formimin e supozimeve juridike për realizim të mundshëm të një pjese të konkluzioneve dhe futjen e tyre në projekte konkrete.

Вардариште

Sipas autoriteteve të qytetit, përfitimi më i madh nga përgatitja e këtij dokumenti është thellimi i bashkëpunimit me organizatat joqeveritare dhe fondacionet me qëllim që të përmirësohen kushtet për kafshët, por edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Qyteti i Shkupit në raport të qenve të pastrehë në mënyrë programike realizon aktivitete përmes NP “Higjiena komunale” në shërbimin e specializuar në stacionin “Vardarishte” për çka ndahen mjete të veçanta në buxhet ose rreth shtatë milionë denarë. Mjetet të cilat ndahen janë destinuar për trajtim human të kafshëve, që është ndërmarrë ose implementuar nga Ligji për mirëqenie të kafshëve dhe e përfshin kujdesin dhe trajtimin veterinar të “Vardarishte”-s  dhe kthimin final të kafshëve të gjuajtura në hapësirën prej ku janë marrë.

Кучиња

“Në raste të kafshimit të qytetarëve NP “Higjiena Komunale”, vepron menjëherë pas lajmërimit të marrë dhe ka ingerenca  në terren t’i zërë qentë që kanë sulmuar. Qentë zihen nga ana e Shërbimit të specializuar  dhe të trajnuar për trajtim human dhe kontroll dhe më pas transportohen  në stacionin “Vardarishte” ku nga ana e Ndërmarrjes  është angazhuar  ekip veterinar për vlerësim dhe trajtim  të kafshëve të zëna.  Me qentë e tillë, që veçmë është dëshmuar që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, përkatësisht me agresivitet tej mase, ekipi veterinar vepron me eutanizim”, deklaroi bashkëpunëtorja profesionale për marrëdhënie me opinonin në NP “Higjiena komunale”, Shkup Ana Marija Brangjolica.

Ajo përmendi se në stacionin për qentë janë eutanizuar vetëm qentë e sëmurë si edhe qentë që tej mase janë аgresivë  të cilët  nëse kthehen në rrugë, do të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

“Qentë e tjerë që kapen, nëse nuk janë tej mase agresivë apo të sëmurë, i nënshtrohen trajtimit për sterilizim, pastrohen edhe parazitët e brendshëm dhe të jashtëm, vaksinohen nga tërbimi dhe mbahen rreth dhjetë ditë, dhe nëse për atë kohë nuk strehohen, këto kafshë kthehen në lokacionin burimor”, tha Brangjolica.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund ta vizitojnë Stacionin e qenve dhe të zgjedhin qen për strehim. Qentë qytetarëve u jepen të vaksinuar dhe pa kurrfarë kompensimi në të holla. Secili qytetar që do të strehojë një qen është i obliguar të plotësojë formular me të dhënat e tij dhe obligohet të jetë pronar përgjegjës, duke i respektuar ligjet ekzistuese. Vitin e kaluar janë kapur 1.500 qen, ndërsa qytetarët nga Stacioni i qenve kanë strehuar 160 qen.

Куче  .jpg

Brangjolica theksoi se NP “Higjiena Komunale” dhe Qyteti i Shkupit punojnë në përmirësimin e trajtimit të qenve endacakë, si dhe në përmirësimin e kushteve në Stacionin “Vardarishte”, në çdo pikëpamje.

Me qëndrim të njëjtë është edhe Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”. Sipas tyre, që të zgjidhet problemi me qentë endacakë, i domosdoshëm është regjistrimi i manarëve me çipa, sterilizim masiv i kafshëve të rrugës dhe është me shumë rëndësi që pastaj qentë të mos zhvendosen në lokacione të ndryshme.

“Agresioni zvogëlohet me sterlizim dhe nuk nxitet nëse qeni gjendet në mjedis të njohur”, tha Natalija Milenkova nga “Anima Mundi”.

Ajo potencoi që të mos u hidhet faji kafshëve, pasi në numrin më të madh, sjellja e tyre është rezultat i pakujdesit njerëzor dhe sjelljes joadekuate ndaj tyre.

“Anima Mundi” thekson se nga numri i përgjithshëm i sulmeve, numri më i madh ka të bëjë me manarë.

Парк за миленичиња во Центар

Qytetarët dhe institucionet pajtohen se qentë nuk duhet të jenë në rrugë. Përgjegjësia nuk duhet çdoherë të hidhet vetëm te shteti, nevojitet edhe ngritja e vetëdijes publike me fushata dhe sanksionimi i pronarëve të papërgjegjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button