Kim: Me rëndësi është të arrihet klimë e besimit dhe dialogut

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un pas vizitës treditore në Korenë Jugore, ku mori pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, deklaroi se është me rëndësi të arrihet “klimë e ngrohtë e pajtimit dhe dialogut”, njoftuan mediat koreanoveriore.

Ai shprehu kënaqësi nga vizita dhe theksoi se përpjekjet e Koresë Jugore që vizita e tij të jetë prioritet ishin “shumë impresive”.

“Është shumë me rëndësi të vazhdojnë rezultatet e mira me ringjalljen e mëtutjeshme të klimës së besimit dhe dialogut, e cila krijoi dëshirë të fuqishme dhe vullnet të përbashkët midis Koresë Veriore dhe Jugore”, theksoi Kim.

Ndërkohë, në Kombet e Bashkuara, Pheniani kërkoi nga sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore Antonio Guteresh të organizojë forum ndërkombëtar nga ekspertë ligjorë, që të sqarohen sanksionet gjithnjë e më rigoroze të Këshillit të Sigurimit të KB-së, të cilat e rrezikojnë “të drejtën e ekzistimit” të koreanoveriorëve.

Në kumtesën e misionit koreanoverior në KB theksohet se sanksionet e intensifikuara të nxitura nga SHBA-ja dhe ithtarët e tyre krijojnë bllokadë, e prishin sovranitetin e vendit dhe e shkelin të drejtën ndërkombëtare.

Misioni koreanoverior e akuzoi KS të KB-së se sillet në mënyrë jocivilizuese me atë që dëshiron ta kthejë Korenë Veriore në histori, me çka e shkel të drejtën e jetës dhe zhvillimit të qytetarëve të saj.

“Koreja Veriore kërkoi nga sekretariati i KB-së të organizojë forum ligjor para një viti, por kërkesa u refuzua”, theksohet në kumtesën e misionit koreanoverior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button