Shkupi në momentet e fundit të merkatos nëshkruan me austriakun Tipuriç

FC Shkupi godet fuqishëm në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi në orët e fundit arriti që të sigurojë firmën e qendër mbrojtësit austriak me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina Toni Tipuriç, i cili vjen te bardhekaltërit si agjent i lirë.

Tipuriç ka venë firmën në kontratën 18 mujore dhe në ditët në vijim do i bashkohet ekipit. Mbrojtësi korpulent nga Austria, Tipuriç është 27 vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
Mbrojtësi shtatlartë (1.90 cm) që është lindur në Sarajevë, hapat e para të karrierës i ka shënuar në futbollin austriak te skuadra Post Vien, pas së cilës ka luajtur për skuadrat e njohura të Superliges së Austrisë, si Admira Vjenë e Austria Lustenau, para se të kalojë në Pemier e futbollit estonez te skuadra e Levadias, ku ka shënuar 18 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

Kjo ka sjellë angazhimin e tij te skuadra Zlate Moravce në Ligën e Parë të Sllovakisë, ku ka qëndruar një sezon dhe më pas kalon në ligën më të mirë kroate te Cibalia, prej ku ka marrë ftesë për të luajtur në Ligën e Parë të Rumunisë te skuadra e Konkordia Çajna. Edhe pse ishte i kërkuar nga shumë klube elitare nga Evropa dhe Liga e Parë e Maqedonisë, Toni Tipuriç zgjodhi të vesh fanellën e FC Shkupit. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP