Konservatorët mbështesin kancelaren Merkel në prag të koalicionit

Konservatorët e Angela Merkel të Unionit të saj Kristiandemokrat (CDU) kanë mbështetur sot kancelaren gjermane, ndërsa ajo është përpjekur të rivendosë autoritetin në parti pas disa ditësh shqetësimesh politike në ekonominë më të madhe të Europës, transmeton Alsat.

Kreu i qeverisë së shtetit federal Hesse, Volker Bouffier tha për të përditshmen gjermane “Bild” se Merkel do t’i paraqesë CDU-së një sinjal të qartë të lëvizjeve drejt rinovimit të personelit, kur ajo të riorganizojë kabinetin e saj si pjesë e marrëveshjes së re të koalicionit, që ka provokuar shqetësime në radhët e CDU-së.

Gjatë një interviste për televizionin gjerman “ZDF” mbrëmjen e djeshme, Merkel u përpoq të paraqiste imazhin e saj si një forcë të stabilitetit duke deklaruar sërish se ajo kishte planifikuar të qëndronte në detyrën e kancelares për një mandat tjetër katër-vjeçar dhe se ajo do të riorganizonte kabinetin e saj duke miksuar personazhet e rinj politikë me ata të vjetër.

Merkel është përballur me kritika të shumta në CDU mbi dakortësimin e ndarjes së tre ministrive me socialdemokratët (SPD) si pjesë e marrëveshjes së koalicionit me partinë e qendrës së majtë.

Ndërkohë që, socialdemokratët (SPD) kanë hyrë në një javë të re të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve në prag të aleancës së re të planifikuar me Merkelin.

Mosmarrëveshjet brenda SPD-së kanë shtuar pasigurinë e një votimi të partisë, për t’u bashkuar me qeverinë e Merkel për katër vite si partneri i saj i vogël i koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button