Lu per largimin e Llallës: Fitore në betejën për një drejtësi më të mirë

Rreth largimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi shqiptar i drejtësisë është shprehur edhe ambasadorin amerikan, Donald Lu.

 “Vendimi për t’u tërhequr është vendim individual, por largimi i ndonjë gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Fati i mirë është se ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vite”, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, transmeton Top Channel.

Ambasadori amerikan ka folur edhe në një linjë më të përgjithshme, duke përfshirë të gjithë zyrtarët e drejtësisë që janë larguar para se t’i nënshtrohen vettingut.

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shtoi më tej ambasadori Lu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP