Bisedë telefonike midis Putinit dhe Trampit

Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp sot kanë pasur bisedë telefonike për zgjidhjen e përplasjes midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Sapo bisedova me presidentin e SHBA-së, zotëri Trampin. Gjithsesi, folëm për zgjidhjes të përplasjes midis Izraelit dhe Palestinës”, deklaroi Putin para takimit me presidentin palestinez Mahmud Abaz, i cili është për vizitë në Moskë.

Putin potencoi se marrëdhëniet midis Izraelit dhe palestinezëve janë larg asaj që dëshiron Rusia.

“Tramp i shprehu ngushëllime Putinit për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus të udhëtarëve, me ç’rast jetën e humbën 71 persona”, njoftoi Kremlini. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button