Vuçiq në takimet në Zagreb hapi çështjen për reparacionet ushtarake

Presidenti i Serbisë, Alesandër Vuçiq, në kuadër të vizitës dyditore në Zagreb sot realizoi takim edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe me kryetarin e Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Sipas publikimeve të Plenkoviq në Tuiter pas takimit me Aleksandar Vuçiq, ata kanë biseduar për të gjitha çështjet e hapura midis dy vendeve, duke e përfshirë edhe çështjen për reparacionet ushtarake.

“Me presidentin e Serbisë biseduam për të gjitha çështjet e hapura midis dy vendeve: njerëzit e zhdukur, për kufirin, bashkëpunimin gjyqësor, në temën lidhur me reparacionet ushtarake, mbrojtjen e minoriteteve, bashkëpunimin ekonomik, kontekstin evropian dhe për marrëdhëniet në Evropën Juglindore”, njoftoi Plenkoviq.

Vuçiq, gjithashtu, konfirmoi se me kryeministrin kroat ka biseduar për të gjitha këto çështje, duke e përfshirë edhe çështjen për reparacionet ushtarake, duke shtuar se pas asaj çështjeje ka pasur qëndrim të ndryshëm nga ai i Plenkoviit.

Вуќиќ-Јандронковиќ.

Sipas kumtesës nga kabineti i Vuçiqit, ai me kryetarin e parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve, për të drejtat e serbëve në Kroaci dhe të kroatëve në Serbi, si dhe për bashkëpunimin mes Kuvendit të Serbisë dhe Kroacisë.

Presidenti Vuçiq ka theksuar se të dy vendet kanë mjaft çështje të pazgjidhura nga e kaluara dhe për atë është shumë me rëndësi të shihet e ardhmja.

Вучиќ-Колинда

Paraprakisht, Vuçiq është takuar homologen e tij kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq. Ai theksoi se ftesa nga presidentja kroate ta vizitojë Zagrebin nuk ka qenë hap i lehtë, duke e marrë parasysh atmosferën në Kroaci.

Ai theksoi se gjatë vizitës dyditore, me politikanët kroatë do të bisedojë për të gjitha çështjet e hapura, të cilat sipas tij, janë shumë. Megjithatë, u zotua se dy vendet e Ballkanit të kenë marrëdhënie si Norvegjia dhe Suedia.

Presidentja kroate deklaroi se në takim janë hapur shumë çështje.

“Për shumë çështje nuk u pajtuam, ndërsa për disa i kemi përafruar qëndrimet dhe kemi rënë dakord se do të vazhdojmë me dialogun, sepse për disa çështje të hapura mund të arrihet marrëveshje”, theksoi Grabar-Kitaroviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button