Histori dashurie që i dhanë formë historisë: Perikliu dhe Aspasia!

Perikliu ishte një gjeneral, orator dhe figurë e shquar në shtetin e Athinës. Ndoshta nuk është çudi që partnerja e tij ndante shumë talente të njëjta. Të dy u takuan gjatë një simpoziumi, dhe menjëherë, Perikliu u shastis nga zgjuarsia dhe bukuria e Aspasias.

Meqë ajo vinte nga Mileti, jo nga Athina, kishte liri më shumë se shumica e grave të tjera të kohës së saj dhe u bë e njohur si një intelektuale në shoqërinë athinase. Thuhej se gratë e burrave më me ndikim të Athinës e vizitonin për të fituar njohuri për çështjet e brendshme.

Pavarësisht sofistikimit të saj, ata që ishin xhelozë për Perikliun lëshonin fyerje për marrëdhënien e tyre. Aspasia kishte pjesën e saj të përkrahësve, megjithatë, ku më i spikaturi ishte vetë Sokrati. Megjithëse qytetarëve të Athinës u ishte ndaluar të martoheshin me të huaj – një ligj i cili ironikisht ishte miratuar pikërisht nga Perikliu para se Aspasia të hynte në jetën e tij – ai e adhuroi atë për pjesën e mbetur të jetës.

Thuhej se e puthte çdo ditë deri kur vdiq, në vitin 429 para Krishtit. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button