Avancim i mundësisë që të rinjtë ta mësojnë gjuhën italiane

Avancim i mundësive për mësim të gjuhës italiane tek popullata e re në Maqedoni ka qenë midis temave kryesore të takimit të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ambasadori italian Karlo Romeo sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

MASH njoftoi se Ademi ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm midis të dy vendeve në sferën e arsimit, duke theksuar se pret që idetë e reja të përbashkëta të realizohen sa më shpejtë.

“Sipas shembullit të praktikave të vendosura me më shumë vende të tjera, bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësitë për dërgim të mësimdhënësve nga Maqedonia në Itali me qëllim që të realizojnë mësim për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Italisë në gjuhën e tyre amtare”, informon MASH-i.

Ademi është përqendruar edhe në angazhimet për sigurim të mbështetjes më të madhe për realizim të projekteve bilaterale shkencore-hulumtuese që pozitivisht është vlerësuar edhe nga ambasadori Romeo, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në shkencë.

Ademi dhe Romeo kanë biseduar edhe për prioritetet në politikat arsimore që i definoi qeveria dhe qëllimet në pajtueshmëri me Strategjinë shtatëvjeçare për arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button