Saakashvili u deportua në Poloni

Lideri opozitar ukrainas Mihail Saakashvili është deportuar në Poloni, kumtoi Shërbimi ukrainas për kontroll kufitar.

“Ky person ilegalisht ka qëndruar në territorin e Ukrainës dhe për këtë në pajtim me të gjitha procedurat ligjore ai u kthye në shtetin prej nga ka ardhur, duke e shkelur legjislacion shtetëror”, theksohet në kumtesën e Shërbimit ukrainas për kontroll kufitar, transmeton MIA..

Mediat ruse informojnë se rreth orës 16, sipas kohës lokale, një aeroplan çarter ka fluturuar nga Ukraina drejt Polonisë me Saakashvilin në të.

Saakashvili, i cili është lider i Lëvizjes të Forcave të Reja  ukrainase sot u arrestua në Kiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button