Komunikacioni midis Koçanit dhe Makedonska Kamenicës në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut

Komunikacioni në aksin Koçan – Makedonska Kamenicë është në ndërprerje në të dy drejtimet për shkak të heqjes së rrëshqitjeve të dheut në afërsi të fshatit Istibanja. Po përdoret rrua alternative Koçan – Vinicë – Dragobrashta – Biglla – Makedonska Kamenicë.

Në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, pa ndalesa, pritje dhe kufizime. Reshje të dobëta të borës të cilat nuk qëndrojnë në tokë po bien në qafën malore Presekë, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteti është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Kjo informatë dedikohet vetëm për anën e vendkalimeve të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button