Cupcake për Shën Valentin!

Cupcakes janë ëmbëlsira e përsosur për festën më romatike të viti. Të bëra me vanilje e të zbukuruara me delikates, me një krem të butë e të shijshëm, e në formë zemrash do të ishin ideale në darkën tuaj. E të përgatitura nga duart tuaja është e sigurtë që do t’i pëlqejnë edhe më shumë partnerit, prandaj mësoni se si t’i bëni, shkruan Bordo.al. 

Përbërësit: 80 gramë miell, 100 gramë sheqer pluhër, 400 gramë vaj misri, gjysmë luge çaji vanilje, gjysmë luge çaji me pluhër pjekje, pak kripë, një vezë, 60 ml qumësht.

Përgatitja:

Përzini mirë miellin me pluhurin për pjekje, kripën dhe vaniljen. Më pas shtoni vezët dhe pas pak qumështin dhe përgatisni brumin. Masën e përgatitur hidheni në format e pjekjes dhe  futeni në furrë për 25 minuta me 175 gradë.

Pasi të jenë pjekur hiqini kekët të ftohen dhe filloni të përgatisni kremin. Ju duhet gjalp i butë, prijeni në copa dhe futeni në rrahsen elektrike. Aty shtoni gjysmën e masës së sheqerit që ju desh për të përgatitur brumin, gjysmën e masës së vaniljes dhe qumështit. Mund t’i shtoni edhe ngjyrues nëse dëshironi.

Më pas, me ndihmën e një forme hidhni kremin mbi cupcakes. Dhe lart mundi t’i vendosni edhe ëmbëlsira në formë zemre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP